Site icon Telegrafi

Zbulohet qëndrimi i Mourinhos për një rikthim të mundshëm tek Chelsea

Në një botë të përcaktuar nga paragjykimet, duket e çuditshme se Jose Mourinho po thirret që të vijë dhe të ‘shpëtojë’ Chelsean nga kriza e rezultateve.

Ekipi i Pochettinos ka pasur vështirësi gjatë këtij sezonit, nuk ka asnjë dyshim për këtë, dhe Chelsea momentalisht duket se nuk do ta gjejë mënyrën për t’u rikthyer tek rezultatet pozitive.

Mourinho në anën tjetër, nuk është se ka pasur ndonjë sezon të suksesshëm po ashtu, pasi momentalisht është i papunë që prej se u shkarkua nga Roma, ekip të cilin e la në pozitën e nëntë në tabelë.

Por përsëri, Mourinho një ndër legjendat më të mëdha të Chelseat në 25 vitet e fundit, e ka mbajtur gjithmonë derën hapur për një rikthim tek Chelsea, teksa me afeksion të madh flet për klubin nga i cili jeton vetëm 200 metra larg.

Sidoqoftë, ka një problem, është një ambient krejtësisht tjetër në krahasim me atë që gjeti kur u bë pjesë e tyre në 2004 dhe përsëri në 2013, kështu që pyetja është e thjeshtë: Chelsea kanë shpenzuar për të transferuar lojtarë më shumë se sa kishin nevojë dhe janë zhytur aq thellë në probleme, sa që rregullat financiare nuk ua lejojnë shkarkimin e trajnerit, kështu që pse Mourinho do dëshironte një rikthim?

Lexo po ashtu Mourinho e di se kush e tradhtoi te Roma, ia la unazën e fitimit të trofeut në dollap lojtarit të cilin e ngriti në qiell: Kur të bëheni burra ma ktheni

Një tjetër arsye e fortë pse Mourinho do dëshironte rikthimin tek Chelsea është edhe për faktin se fëmijët e tij ende jetojnë në Londër.

Deri në fund të sezonit Pochettino me shumë mundësi do të mbetet në krye të Chelseat, por e njëjta nuk mund të thuhet edhe për sezonin e ardhshëm, andaj kjo është një situatë interesante për ta përcjellur në vijim./Telegrafi/

Exit mobile version