Site icon Telegrafi

Zbulohet qëndrimi i Mbappe për pranimin e ofertës rekorde të PSG-së nga Al Hilal

Kylian Mbappe nuk dëshiron të luajë në Arabinë Saudite, raporton Sergio Fernandez i Relevo.

Francezi është i vendosur të qëndrojë në Paris Saint-Germain deri në fund të sezonit të ardhshëm. Madje ai është gati të luajë një rol dytësor për ekipin sezonin e ardhshëm.

Më herët u raportua se PSG kishte pranuar një ofertë prej 300 milionë eurosh për Mbappe nga Al Hilal.

Lexo po ashtu PSG pranon ofertën rekorde të Al Hilal për Mbappen

Burimi shpjegon se kjo mund të jetë mënyra për ta shfaqur lojtarin si djalin e keq në këtë sagë: klubi i tij mund të kishte marrë disa para të pabesueshme nga shitja e tij, por ai dëshiron vetëm të largohet si i lirë.

Marrëveshja aktuale e Mbappes me parisienët skadon verën e ardhshme. Klubi nuk dëshiron ta humbasë atë falas, për këtë arsye ata po bëjnë presion për largimin e tij.

Lojtari, nga ana tjetër, dëshiron të marrë bonusin e besnikërisë prej 90 milionë euro të premtuar nga PSG sezonin e ardhshëm. Më pas, ai do të donte të bashkohej me Real Madridin si lojtar i lirë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version