Site icon Telegrafi

Zbulohet prapaskena: Ja si kishte reaguar Cana kur mësoi që nuk do të ishte pjesë e formacionit startues ndaj Rumanisë

Një ditë pas ndeshjes Rumani-Shqipëri kanë dalë edhe disa detaje nga momentet e tensionuara të përpara takimit kur diskutohej për formacionin.

De Biasi ka qenë në një dilemë të vazhdueshme për Canën dhe Ajetin. Të linte në stol kapitenin apo të riun që premton dhe shkëlqeu një ndeshje më parë.

Vendimi i tij përfundimtar është marrë rreth orës 18.00. Më pas trajneri ia ka komunikuar personalisht vendimin kapitenit Cana.

Gazetari i TCH, Endi Tufa zbuloi se Cana pavarësisht mërzitjes është “sjellë si një kapiten i vërtetë, si në fushë ashtu dhe jashtë saj”. Në mbledhjen me skuadrën kur është komunikuar formacioni zyrtar, të gjithë kanë kthyer kokat nga Cana kur nuk është përmendur emri i tij.

Ai i ka dhënë të drejtë trajnerit. “Ka të drejtë trajneri. Nëse unë do të isha trajner edhe unë do të sillesha kështu” – ka thënë Cana duke u uruar shokëve të japin maksimumin në fushë.

Exit mobile version