Site icon Telegrafi

Zbulohet prapaskena, Rangnick: E kishim në dorë transferimin e Mbappes

Kylian Mbappe ka mundur të largohet nga Monaco qysh në vitin 2015 atëherë kur pak tifozë të futbollit e njihnin atë.

Ishte ende në ekipin e të rinjve të Monacos dhe vlera e tij nuk ishte më e madhe se 100 mijë euro.

Skuadra e njohur gjermane, RB Leipzig e kishte mundësinë më të mirë për të nënshkruar me talentin e jashtëzakonshëm francez.

Është drejtori sportiv i kësaj skuadre, Ralf Rangnick që ka zbuluar se kishin marrëveshje me babanë e lojtarit për transferimin e tij në futbollin gjerman.

“Ne ishim në bisedime me Monacon për transferimin e Mbappes dhe kishim arritur marrëveshje për një gjë të tillë”, deklaroi Rangnick duke mos zbuluar shumën por që besohet se ka qenë rreth pesë milionë euro.

Ralf Rangnick, drejtor sportiv i RB Leipzig

“Kishim arritur marrëveshje edhe me babanë e lojtarit i cili pranoi të transferohet Mbappe tek ne por me të vetmin kusht që un të bëhem trajner i klubit”.

“Ishte në plan një gjë e tillë që un ta marrë drejtimin e klubit përsëri por një gjë e tillë nuk ndodhi dhe gjithçka dështoi”, deklaroi Rangnick për Sport Bild.

Shpërthimi i Mbappes në ekipin e parë të Monacos ndodhi në stinorin 2015/16 duke zhvilluar 11 ndeshje.

Aktualisht Mbappe është huazuar tek Paris Saint Germain me të drejtë blerje për 180 milionë euro.

Mbappe sa ishte pjesë e Monacos

Pas ‘eksplodimit’ me Monacon, Mbappe u bë ndër lojtarët më të kërkuar në Evropë duke zgjuar interesimin e gjigantëve si Real Madrid, Barcelona, Chelsea, Manchester United e Arsenal.

Në tetë ndeshjet e para me fanellën PSG-së, Mbappe ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar dy asistime. /Telegrafi/

Exit mobile version