Kosova dhe Izrali kanë kanë nënshkruar sot vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit, përmes një postimi në faqen zyrtarë në Twitter, bën të ditur se sot gjatë ceremonisë është zbuluar edhe pllaka që do të vendoset në hyrje të ambasadës së Kosovës në Jerusalem, transmeton Telegrafi.
“Izraeli dhe Kosova kanë vendosur marrëdhënie diplomatike në një ceremoni virtuale, ku ministrat e jashtëm të dyja vendeve nënshkruan marrëveshjen. “Gjatë ceremonisë, gjithashtu u zbulua edhe pllaka e cila do të vendoset në hyrje të Ambasadës së re të Kosovës në Jerusalem”, njofton Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit.
Ndryshe, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovë, Meliza Haradinaj – Stublla, ka thënë se së shpejti do të fillojnë me procedurat për hapjen e ambasadës në Jerusalem dhe emërimin e ambasadorit.
Vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit është përshëndetur edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/
Jerusalem/Pristina:
Israel & #Kosovo established diplomatic relations in a virtual ceremony, where the FM’s signed the agreement.
During the ceremony, the plaque which will be placed at the entrance to Kosovo’s new Emb in Jerusalem was revealed.
Congratulations – Urime! ????? pic.twitter.com/3VtQ4whdjl
— Israel Foreign Ministry (@IsraelMFA) February 1, 2021