Artistja Flutra Zymi është presoni që ua ka mbuluar sytë shtatoreve të Gjergj Kastriotit- Skënderbeu, Ibrahim Rugovës dhe Zahir Pajazitit në sheshet e Prishtinës.
Ajo përmes një postimi në Facebook, këtë vepër e quan artistike e artit bashkëkohor që u bë realitet.
Zymi ka thënë se për mendimin ndryshe këta dijetarë dhe heronjtë tanë u maltretuan u abuzuan në mënyrën më mizore dhe brutale e po ashtu edhe u vranë.
Ndërsa shton se për këtë simbolik kishte leje nga institucionet përkatëse.
Ky është postimi i saj i plotë i Zymit:
“Sot një vepër artistike e artit bashkëkohor u bë realitet.
E DREJTA E MENDIMIT
Të gjithë këta dijetarë dhe luftëtarë kishin një mendim ndryshe, e ai mendim u bë ideali i tyre, e ne të gjithë ju bashkuam këtij ideali.
Për mendimin ndryshe këta dijetarë dhe heronjtë tanë u malltretuan u abuzuan në mënyrën më mizore dhe brutale e po ashtu edhe u vranë. Përmendoret e tyre në sheshin e Prishtinës i ndërtuam ti nderojmë dhe sa herë ti shohim të kujtohemi për ato mendime dhe atë ideal që sakrifikuan, që une sot të kem të drejtën absolute të lirisë.
Nuk dua të shohin çka po ndodh, më vjen turp nga vetja.
Arti bashkëkohor është një art që sfidon pyetje me veten, me realitetin, reflektimin dhe vetëdisim.
Por kjo ide, nuk ishte e imja por e disa të rinjëve që i degjova rastësisht, nuk di kush janë ata ndoshta një ditë do të na tregojnë, për hirë te tyre dhe të gjithë të rinjëve në Kosovë e shëndrrova në realitet.
Falemnderoj te gjithe qe me ndihmuat edhe pse nuk e kishit idene cka po ndodh.
Komunen e Prishtines, MPB dhe ISHPK per leje.
Si dhe policet qe ishin aq te sjellshem deri sa u verifikua leja.
Photo by: Fikret Ahmeti
I dedicate this to you Fatijon Mujku and your generation too never give up for better ëorld and equal rights for everyone”, ka shkruar ajo. /Telegrafi/