Pasi nënshkroi kontratë tre vjeçare në tetor të vitit të kaluar, Lamine Yamalit iu rrit paga nga 800 mijë euro në vit në 1.6 milionë euro në vit, sipas të dhënave nga Capology.
Pra, Lamine përfiton një pagë prej 32 mijë eurosh në javë tek Barcelona. Kur taksat zbriten, Yamal shkon në shtëpi me 15 mijë euro në javë duke luajtur lojën e bukur.
Por, nëse e vendosim këtë në perspektivë, Nico Williams fiton 200 mijë euro në javë tek Athletic Bilbao, që do të thotë gati dhjetë herë më shumë se Lamine.
Nëse shohim këtë aspekt atëherë mund ta vërejmë se pse është kaq e vështirë të transferohet Williamsi tek Barcelona.
Nëse Barcelona e transferon atë me të njëjtën pagë si ajo tek Athletic Bilbao, çfarë do të ndodhë me Yamalin atëherë?
Kjo është vetëm njëra ndër arsyet pse së fundmi ka pasur raportime që agjentët e Lamal po kërkojnë rritje të pagës.
Kontrata aktuale e Yamal skadon në vitin 2026, por duket e pamundur që Barcelona do të presë deri atëherë për t’i ofruar kontratë të re me një pagë më të madhe.
Barcelona më herët kishte refuzuar oferta deri në 250 milionë euro për Yamal, andaj duhet ta paguajnë në mënyrë që të mos rrezikojnë largimin e tij në një të ardhme të afërt./Telegrafi/