Nënshkrimi i një sulmuesi të ri mbetet prioriteti i Manchester United përpara fillimit të sezonit 2022/23.
Sipas Independent, Rasmus Hojlund i Atalantës është shfaqur si opsioni më realist i Djajve të Kuq.
Erik ten Hag dëshiron të zgjidhë çështjen numrit 9-të përpara se të vazhdojë për të forcuar thellësinë e tij në mesfushë përtej vetëm Mason Mount.
Manchester United është gjithashtu afër arritjes së një marrëveshjeje me Interin për Andre Onana me David De Gean që tashmë është larguar nga Old Trafford.
Hojlund raportohet se tashmë ka arritur marrëveshje me Unitedin, mirëpo dy klubet ende janë duke diskutuar për shumën e transferimeve.
Klubi anglez kërkon që ajo shumë të paguhet në disa këste, ndërsa Atalanta e dëshiron shumë prej 60 milionë eurove ta marrë menjëherë. /Telegrafi/