Elseid Hysaj si duket po kalon ditët e fundit në Napoli.
Mbrojtësi shqiptar ka impresionuar në dy vitet e fundit me Napolin dhe Kombëtaren e Shqipërisë falë paraqitjeve të shkëlqyera.
Kësisoj tani Manchester City është vënë në ndjekje të tij dhe e gatshme të dalë me ofertë zyrtare në janar, transmeton Telegrafi.
Ka qenë e përditshmja angleze ‘The Sun’, që ka shkruar se shkodrani është favoriti kryesor për t’iu bashkuar Cityt gjatë afatit kalimtar të janarit për mbrojtës të krahut të djathtë.
“Hysaj është një mbrojtës i kompletuar që do t’i kryente shumë punë Guardiolës në mbrojtjen e tij. Ai po luan me mjaftë sukses te Napoli dhe llogaritët si ndër mbrojtësit më të mirë në Serie A”, thuhet në shkrimin e ‘The Sun’ për mbrojtësin shqiptar.
Kësisoj në Angli janë të bindur se Hysaj do t’i bashkohet Cityt dhe se tanimë qytetarët kanë bërë gati një ofertë të parefuzueshme për të.
Besohet se City do të ofrojë rreth 38 milionë euro për transferimin e Hysajt në ‘Etihad Stadium’. /Telegrafi/