Site icon Telegrafi

Zbulohet oferta e Interit me Sanchezin plus para për Insignen

Lorenzo Insigne duket larg arritjes së një marrëveshjeje mbi rinovimin e kontratës me Napolin dhe drejtori i Interit, Beppe Marotta, thuhet se ka përgatitur një ofertë duke përfshirë edhe kilianin Alexis Sanchez.

Thashethemet për një largim të Insignes nga Napoli po bëhen më të forta dhe ylli italian tashmë është lidhur me Interin.

Sipas mediumit Il Corriere dello Sport, drejtori i Interit, Marotta, po përgatit një ofertë me vlerë 15 milionë euro plus shërbimet e sulmuesit kilian Sanchez.

Sanchez është lidhur me një kalim në MLS javët e fundit, pasi Interi po kërkon të heqë qafe pagën e tij, diçka që mund të jetë një pengesë edhe për Napolin.

Gazeta pretendon se Marotta ka përgatitur një marrëveshje me vlerë 6 milionë euro në sezon për Insignen, por gjithashtu mund të vendosë të presë deri në janar, kur lojtari është i lirë të diskutojë me klubet e tjera.

CDS beson se presidenti Aurelio De Laurentiis kërkon 30 milionë euro për t’u ndarë me kapitenin e tyre dhe se Napoli nuk është i interesuar për Sanchezin, veçanërisht për shkak të pagës së tij prej 7 milionë eurosh në vit.

Lexo po ashtu Rinovimi mes Insignes dhe Napolit duket larg, Interi futet në garë për italianin

Marrëveshja e Insignes me Napolin skadon në qershor të 2022 dhe e ardhmja e tij është gjithnjë e më e pasigurt, por Azurrët mund të tundohen ta shesin këtë verë për të shmangur humbjen e lojtarit si transferim falas vitin e ardhshëm.

Sipas raportit, Interi është i përgatitur për të tunduar Insignen që të presë deri në janar dhe të nënshkruajë një marrëveshje me vlerë 7 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version