Mykhaylo Mudryk ka kompletuar të dielën (sot) kalimin te Chelsea ka Shaktar Donetsk për vlerën e 70 milionë + 30 milionë euro në bonuse.
Ukrainasi ka nënshkruar koontratë deri në vitin 2030 për Blutë, derisa pritet të debutojë ndaj Liverpoolit në ndeshjen që luhet në kuadër të javës së 21-të të Ligës Premier.
Pas ndeshjes, Graham Potter është pyetur për Mudryk, ndërsa ka thënë se ai është një lojtar shumë i shpejtë dhe tifozët do ta duan atë.
“Mykhailo është një lojtar i ri me cilësi emocionuese në të treshen e fundit. Ai është shumë i shpejtë dhe i drejtpërdrejtë, më pëlqen”.
“Unë mendoj se tifozët do ta pëlqejnë atë!”, ka deklaruar trajneri i Chelseat.
Mudryk te Chelsea do ta bartë numrin 15-të në fanellë dhe në javën e ardhshme do të debutojë ndaj The Reds. /Telegrafi/