Në Gjirin Hudson që ndodhet në Ontario të Kanadasë, është zbuluar nofulla e një krimbi gjigant që ka jetuar para 400 milionë vitesh.
Shkencëtarët që kanë hasur në fosilin e kësaj krijese të lashtë, e kanë krahasuar me ato të llojit të njëjtë dhe besojnë se ka mundur të jetë i gjatë dy metra, transmeton Telegrafi.
Gjallesa mishngrënëse, kishte dhëmbë të mëdhenj dhe trup të mbështjellë me qime, përmes së cilave kapte prenë dhe më pas e shqyente me lehtësi.
Duke marrë parasysh se ky është i vetmi fosil që është gjendur, nuk mund të thuhet arsyeja kryesore pse është rritur kaq shumë.
Mirëpo, sipas të gjitha gjasave, ky krimb ka qenë i rrallë dhe meqë kishte masë trupore, dominonte mbi rivalët dhe ushqehej më shumë se që duhej. /Telegrafi/