Telegrafi

Zbulohet kokainë e fshehur në kontejnerin me pula nga Brazili në Portin e Durrësit

Policia ka përmbyllur një operacion antidrogë në Portin e Durrësit, ku si pasojë janë sekuestruar rreth 45 kilogramë e 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

Kontrolli u ushtrua në një kontejner të ngarkuar me mish pule, që ishte nisur transit nga Brazili, për llogari të një subjekti tregtar në Maqedoninë e Veriut, ndërkohë që sasia e kokainës ishte e ndarë në 40 pako.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. /Telegrafi/