Telegrafi

Zbulohet një lloj i ri i gripit në Kinë, bartësit e virusit janë derrat – shkencëtarët pretendojnë se mund të bartet edhe te njerëzit

Shkencëtarët në Kinë kanë zbuluar një lloj të ri të gripit i cili do të mund të shkaktonte pandemi, raporton BBC.

Bartësit e këtij virusi janë derrat, por shkencëtarët kinezë pretendojnë se mund të infektohen edhe njerëzit, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit janë të brengosur që virusi mund të pësojë mutacione të mëtejshme, dhe të bartet nga një njeri tek tjetri.

E pasi që virusi është i ri, njerëzit do të kenë pak apo aspak imunitet.

Shkencëtarët konsiderojnë se virusi aktualisht nuk përbën ndonjë kërcënim, por është e domosdoshme t’i kushtohet vëmendje. /Telegrafi/