Chelsea është i interesuar të bëjë një transferim befasues të Jadon Sancho, me anglezin që nuk pëlqehet nga Erik ten Hag dhe është në listën e transferimeve nga Manchester United.
Sipas ekspertit Fabrizio Romano, Chelsea do të shkonte për sulmuesin anglez vetëm nëse Djajtë e Kuq bien dakord për një marrëveshje të pjesshme shkëmbimi.
Blutë thuhet se duan t’i japin Unitedit ose Ben Chilëell ose Raheem Sterling në këmbim të Sanchos.
Gjithashtu u raportua më parë se United do të pranonte vetëm një transferim të përhershëm ose një huazim me detyrim blerje për Sanchon, por Chelsea dëshiron vetëm huazim me opsion blerje.
23-vjeçari ka një pagë prej 300 mijë funtesh në javë në Old Trafford dhe ka të ngjarë të pranojë një ulje të pagës nëse do të transferohet në Stamford Bridge.
Ditët e fundit të afatit kalimtar pritet të sqarojnë situatën e ish-yllit të Borussia Dortmundit. /Telegrafi/