Telegrafi

Zbulohet në Egjipt varri unik i vjetër mbi 4,400 vjet, i një predikuesi të lart fetar (Foto)

Arkeologët në Egjipt e kanë zbuluar një varr të vjetër mbi 4,400 vjet, të dekoruar me hieroglifë dhe statuja gjigante, që i përkiste një predikuesit të lart fetar.

Hapësira private ishte e dedikuar për ‘Wahtye’, një predikues që shërbeu në dinastinë e pestë të mbretit Neferirkare, ndodhet në një nekropol në Saqqara që është në afërsi të Kajros, transmeton Telegrafi.

Varri konsiderohet si unik, për shkak të ngjyrave të ndezura brenda, ku predikuesi shfaqet afër nënës, gruas dhe pjesëtarëve tjerë familjarë.

Brenda ndodhen edhe dhjetëra hapësira për të vënë dekorime të ndryshme, si dhe 24 statuja të rrethit të tij dhe klerit fetar.

“Fakti që u gjet vetëm tri metra, poshtë disa mureve, e bën këtë var edhe më të veçantë. Është tërësisht i paprekur”, ka thënë një arkeolog. /Telegrafi/