Telegrafi

Zbulohet misteri i ndërprerjeve të lidhjes së internetit, rrëshqitja e dheut shkaktoi një lumë me baltë dhe rërë që udhëtoi 1.000 kilometra në oqean dhe prishi kabllot

Rrëshqitja e dheut ka bërë që një sasi e madhe e baltës dhe rërës të përfundojnë mbi 1.000 kilometra në Oqean brenda 48 orëve, duke ndërprerë punën e kabllove nënujore dhe duke penguar trafikun e internetit në Bregun Perëndimor të Afrikës.

Rrëshqitja më e madhe e dheut që ndonjëherë është regjistruar, ka udhëtuar hiq më pak se 1100 kilometra nga burimi, transmeton Telegrafi.

Kjo rrëshqitje nuk do të shkaktonte ndonjë problem të kabllove dhe telekomunikimit po të mos ishin ndërprerë ato, duke ngadalësuar trafikun e internetit mes Nigeri dhe Afrikës së Jugut.

Këtë ngjarje e kanë regjistruar edhe aparatet që hulumtuesit i kanë lënë në pjesën jugore të Atlantikut, me qëllim që të matin shpejtësinë e rrymave dhe sendimenteve.

Sensorët regjistruar një lumë baltë dhe rërë në ujërat e detit. Ato madje kishin shkaktuar vërshimet më të mëdha në Kongo në këto 50 vitet e fundit. /Telegrafi/