Site icon Telegrafi

Zbulohet mesazhi që pranoi Mikel Arteta në WhatsApp, përpara fitores ndaj Aston Villas

Mikel Arteta pranoi disa fjalë inkurajimi nga legjenda e Arsenalit, Robert Pires para fitores ndaj Aston Villas, dhe ato mund të kenë ndihmuar në frymëzimin drejt triumfit.

Pasditja e së shtunës ishte një fitore e domosdoshme për Topçinjtë, pasi ata kishin marrë vetëm një pikë nga nëntë ndeshjet e mëparshme.

Humbja e tyre të mërkurën mbrëma, nga rivalët e Manchester Cityt, i kishte bërë ata të zbresin nga kreu i tabelës me goldiferencë.

Lexo po ashtu Nuk përmbahet më, tani Mikel Arteta ka filluar të tallet edhe me lëvizjet e gjyqtarëve

Gjëja e fundit që Arteta do të kishte dashur të shihte ishte të mposhtej nga njeriu që e zëvendësoi në Emirates Stadium, në postin e trajnerit, Unai Emery.

Arsenali ishte duke barazuar 2-2 me Aston Villan në minutat e fundit të takimit. Por një auto-gol nga Emiliano Martinez dhe një i Gabriel Martinellit, vulosën fitoren 4-2.

Pires tani ka zbuluar për Daily Telegraph mesazhin që ia ka dërguar Artertas: “I dërgova atij (Artetas) një mesazh në WhatsApp”.

Lexo po ashtu Pesë ndeshjet kur gjyqtarët e Ligës Premier gabuan me vendimet e tyre ndaj Arsenalit: Topçinjtë mund ta humbasin titullin shkaku i tyre

“I thashë: ‘Mikel, është në rregull. Ne të besojmë. Duhet të mbash kokën lart’”.

“Ne duhet ta mbështesim atë në këto momente”, ka shtuar më tej ai.

Pires, i cili luajti edhe në Villa Park, ishte lojtar i rekordit historik ‘The Invincibles’, të cilët mbeten skuadra e fundit e Arsenalit që fitoi titullin e ligës, 19 vjet më parë. /Telegrafi/

Exit mobile version