Telegrafi

Zbulohet lidhja e Floriana Garos me avokatin në Zvicër

Prezantuesja simpatike, Floriana Garo, nuk është dëgjuar për lidhje të tjera (jo publiksht të paktën) pas ndarjes nga juristi, Tedi Ngjela.

Këtë herë ka qëndruar brenda fushës. Sipas Blututh, Garo është në një lidhje të re me një avokat, në Zvicër.

Nuk dihet se si janë njohur sepse vetë Floriana nuk ka thënë asgjë por, miq të afërm të saj kanë treguar se pas ndarjes nga Tedi, kjo është lidhja e parë për të cilën ka folur me ta.