Site icon Telegrafi

Laborator kokaine në Fier – 15 të arrestuar deri tani, ngarkesa nga Kolumbia

Një laborator kokaine është zbuluar në Fratar të Fierit.

Operacioni i urdhëruar nga SPAK në një laborator kokaine në Fratar të Fierit është mbyllur këtë të enjte, pas më shumë se tre muajsh përgjime dhe vëzhgime nga ana e SPAK-ut, Dea-s dhe Forcës së Ligjit.

Bëhet e ditur se 15 persona janë arrestuar deri tani, ndërsa dyshohet se droga është transportuar përmes plehut kimik, sipas Anila Hoxhës.

Dhjetëra forca policore ndodhen aktualisht në vendngjarje. Sipas informacioneve, ngarkesa e drogës ka ardhur nga Kolumbia.

Ngarkesa ishte sjellë prej kohësh, thanë burimet e Anila Hoxhës dhe SPAK vëzhgoi dhe përgjoi për të identifikuar rolin e secilit që është i përfshirë.

Në operacionin e vëzhgimit sekret gjatë këtyre tre muajve, sipas burimeve të Anila Hoxhës, kanë qenë të angazhuar 60 oficerë të Policisë së Shtetit.

Është goditur i gjithë grupi kriminal si porositës, pritës dhe baza e ngritjes së laboratorit të përpunimit të plehut, për laboratorin e kokainës.
I gjithë operacioni është ndjekur e realizuar nga policia shqiptare.

SPAK ka regjistruar procedimin dhe ka marrë autorizimet për t’i kthyer në prova ligjore, pas angazhimit edhe të OPGJ-së dhe të Forcave Operacionet Speciale të Policisë së Shtetit./tch/

Exit mobile version