Zinedina Zidane u largua nga Real Madridi pasi nuk pajtohej me Florentino Perezin rreth planeve të transferimit.
Sipas The Sun, ka pasur një fjalosje mes trajnerit dhe presidentit të klubit, rreth blerjeve të klubit.
Kryefjala ka qenë Eden Hazard, lojtari i Chelseat, që është burim mosmarrëveshjesh.
Zidane donte të nënshkruante me belgun, ndërsa spanjolli nuk ishte i interesuar.
Ka pasur konflikte të mëparshme edhe për David de Gean e Manchester Unitedit, që Perez e do në klub, në anën tjetër Zidane thuhet se ishte i kënaqur me Keylor Navasin.
Sipas historisë, Zidane i ka thënë Perezit: “Boll më. Kujdesuni ju për ekipin”.
Nëse kjo është e vërtetë, Chelsea do ta mbajë belgun, pasi Perez nuk e pëlqen.
Në anën tjetër Manchester United duhet të frikësohet për portierin, pasi Real Madridi me lojtarët e tyre në Kombëtaren spanjolle, do të tentojnë të bindin. /Telegrafi/