Pavarësisht nga fakti se Mbretëresha aktualisht është e gjallë dhe mirë, një plan i përpiktë tashmë është bërë i ditur kur ajo të ndërrojë jetë.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, një “fjalë kod” tashmë është vendosur për të dhënë lajmin e vdekjes së saj në nivelet më të larta të qeverisë.
Përderisa vdekja e George VI u sinjalizua nga fjalët “Hyde Park Corner”, shkruajnë mediat e huaja, fjala ekuivalente për Mbretëreshën Elizabeth II është “Ura e Londrës ka rënë”.
Sipas The Guardian, kryeministri në atë kohë do të zgjohet, nëse nuk është i zgjuar, dhe do të informojë nëpunësit civilë se “Ura e Londrës ka rënë”.
Këto fjalë do të bëjnë të ditur se monarku ndërruar jetë dhe të fillojë Operacionin London Bridge – që përfundimisht do të kulminojë me funeralin e Mbretëreshës.
Qendra për Përgjigje Globale e Zyrës së Jashtme, e vendosur në një vend të fshehtë në Londër, do të informojë menjëherë 15 qeveritë jashtë Britanisë së Madhe, ku Mbretëresha është edhe kreu i shtetit.
Pas kësaj, qendra do të përcjellë lajmin në 36 vende të tjera të Komonuelthit për të cilët Mbretëresha ka shërbyer si një figurë simbolike për shumë dekada. /Telegrafi/