Site icon Telegrafi

Zbulohet klauzola e Xherdan Shaqirit te Stoke City pas rënies nga Liga Premier, garë e ashpër për të nënshkruar me gjilanasin

Xherdan Shaqiri. (Photo/Getty Images)

Stoke City ka rënë edhe zyrtarisht nga elita e futbollit anglez Liga Premier.

Skuadra bardh e kuqe pësoi humbje në shtëpi nga Crystal Palace 1-2 edhe pse ishin duke udhëhequr me golin e Xherdan Shaqirit.

Mesfushori nga Kosova do të largohet nga Stoke City gjatë afatit kalimtar të verës.

Por pas rënies së klubit në Championship, është zbuluar edhe një klauzolë largimi që është në kontratë.

Në kontratën e Xherdanit me Stoke Cityn, është një klauzolë që e lejon gjilanasin të largohet nga klubi për një shumë relativisht të ulët prej 14,5 milionë euro.

Kjo ka bërë që skuadrat e njohura angleze të futën fuqishëm në garë për të nënshkruar me të.

West Ham United, Everton, Newcastle United, Huddersfield dhe Southampton janë skuadrat angleze që kanë shprehur interesim për Xherdanin.

Por për gjilanasin mund të ketë edhe një rikthim në Serie A ku po kërkohet nga Roma.

Ndërkohë në Bundesliga është Borussia Dortmund që mbetet e interesuar për transferimin e Shaqirit.

26-vjeçari ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Stoke Cityt duke shënuar tetë gola në kampionat dhe duke dhuruar gjashtë asistime.

Falë këtyre statistikave, në Angli kanë shkruar se çmimi prej 14,5 milionë euro është shumë i ulët për një futbollistë si Xherdani. /Telegrafi/

Exit mobile version