Ronald Araujo duket se është i përkushtuar për të vazhduar të ardhmen e tij tek Bacelona, por ka dyshime se sa gjatë do të qëndrojë ai në Kataloni.
Reprezentuesi uruguaian raportohej se ishte i etur që të largohej nga Barcelona në drejtim të Juventusit në janar, por pas bisedimeve me trajnerin Hansi Flick, ai vendosi të qëndrojë.
Pas disa javësh negociatash me përfaqësuesit e tij, një marrëveshje eventualisht u arrit dhe ai rinovoi kontratën deri në vitin 2031.
Përveç rritjes së pagës dhe kontratës së re për Araujon, është raportuar gjerësisht se ai ka një klauzolë lirimi prej 65 milionë eurosh në kontratën e tij të re, e cila është zbritur nga ajo paraprake që ishte 1 miliardë euro.
Sidoqoftë, një përditësim i ri nga Marca ka ofruar më shumë qartësi rreth kësaj situata dhe opsionet për Araujon që të largohet në vitin 2025.
Raporti bën me dije se klauzola e lirimit prej 1 miliardë eurosh ka mbetur në kontratën e re, por është përfshirë një ‘klauzolë emergjence’ prej 70 milionë eurosh.
Kjo është një klauzolë e përkohshme dhe do të vlejë vetëm nga 1 korriku deri më 10 korrik, teksa pas kësaj date do të rikthehet sërish në 1 miliardë euro./Telegrafi/