Telegrafi

Zbulohet kërkesa e veçantë e Benzemas për bashkëlojtarët e tij pas fitores ndaj Chelsea

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema ka paralajmëruar bashkëlojtarët që të mos festojnë shumë pas fitores ndaj Chelsea në Stamford Bridge.

Benzema shënoi një het-trik teksa Real Madridi fitoi me rezultat 3-1 ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, përkundër shkëlqimit dhe het-trikut të tij të dytë radhazi, pas atij në raundi e kaluar ndaj Paris Saint-Germain, Benzema ka qëndruar me ‘këmbë në tokë’.

Lexo po ashtu “Benzema është në të njëjtin nivel si Cruyff!”, trajneri i njohur francez ngrit lartë yllin e Real Madridit

Sipas asaj që raporton Cuatro, Benzema mori në zotërim topin e ndeshjes pas het-trikut të tij, por u kërkoi bashkëlojtarëve të mos e nënshkruanin atë.

Në vend të kësaj, kapiteni i Los Blancos insistoi se të gjithë do ta nënshkruanin atë pasi të përfundonin punën kundër Chelseat në Madrid në ndeshjen e dytë.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 12 prill në stadiumin Santiago Bernabeu në Madrid. /Telegrafi/