Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema ka paralajmëruar bashkëlojtarët që të mos festojnë shumë pas fitores ndaj Chelsea në Stamford Bridge.
Benzema shënoi një het-trik teksa Real Madridi fitoi me rezultat 3-1 ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.
Megjithatë, përkundër shkëlqimit dhe het-trikut të tij të dytë radhazi, pas atij në raundi e kaluar ndaj Paris Saint-Germain, Benzema ka qëndruar me ‘këmbë në tokë’.
Sipas asaj që raporton Cuatro, Benzema mori në zotërim topin e ndeshjes pas het-trikut të tij, por u kërkoi bashkëlojtarëve të mos e nënshkruanin atë.
Në vend të kësaj, kapiteni i Los Blancos insistoi se të gjithë do ta nënshkruanin atë pasi të përfundonin punën kundër Chelseat në Madrid në ndeshjen e dytë.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 12 prill në stadiumin Santiago Bernabeu në Madrid. /Telegrafi/