Telegrafi

Zbulohet kalendari për sezonin e ri në La Liga: Reali nis mbrojtjen e titullit në udhëtim, Barcelona ndeshjen e parë e luan në shtëpi

Është zbuluar kalendari për edicionin 2022/23 në elitën e futbollit spanjoll La Liga.

Elita e futbollit spanjoll do të fillojë në aksion më 12 gusht dhe do të përfundoj më 4 qershor të vitit 2023.

Në xhiron e parë, Real Madridi do të filloj mbrojtjen e titullit në udhëtim te skuadra e rikthyer në elitë, Almeria.

Ndërkohë Barcelona e udhëhequr nga Xavi Hernandez ndehsjen e parë do ta zhvilloj në Camp Nou përballë Rayo Vallecanos.

Atletico Madrid gjithashtu do ta nis në udhëtim edicionin e ri, por do të luaj në kryeqytet përballë Getafes.

Dy ndeshjet më të mëdha të sezonit 2022/23 ‘El Clasicot’ tanimë kanë një datë, ku ndeshja e parë do të zhvillohet në ‘ Santiago Bernabeu’, më 18 tetor, derisa ajo e  kthimit në ‘Camp Nou’, më 19 mars (javët 9 dhe 26).

Dy ndeshje që mund të shënojnë sezonin dhe do të luhen përkatësisht në ditët e ndeshjeve 9 dhe 26 të këtij kalendari 2022/23./Telegrafi/