Telegrafi

Zbulohet identiteti i të vrarit dhe të lënduarve në përleshjen me armë në Shkup

Një i vrarë, dhe dy të lënduar rëndë, kur një automjet në lëvizje, nga njerëz të panjohur kanë gjuajtur rreth një veture tjetër, mbrëmë rreth orës 1 pas mesnatës, në rrugën “Ruzvelltova” në qendër të Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas burimeve nga hetimi është vrarë 44-vjeçari N.A i cili ka ndërruar jetë nga lëndimet e rënda në vet ngjarjen, ndërsa dy të tjerrit bashkudhëtarë të automobilit “Seat Altea” personi F.E (1999) dhe A.P (1969) me automjete të ambulancës janë dërguar në qendrën urgjente në kompleksin klinik “Nëna Terezë”./Telegrafi/