Site icon Telegrafi

Zbulohet identiteti i spiunit rus, përgjegjës për rrëzimin e aeroplanit MH17 dhe një sërë atentatesh në Evropë

Rrjeti hulumtues Bellingcat, ka arritur të mësoj identitetin e zyrtarit të lartë të Shërbimit Inteligjent rus (FSB), përgjegjës për rrëzimin e aeroplanit të Malaysia Airlanes “MH17” dhe për organizimin e atentateve kundër disidentëve çeçen e rus.

Sipas Bellingcat, përcjell Telegrafi, spiuni rus i cili është përgjegjës për aktivitetet e fshehta operative ruse në Evropë është koloneli Igor Anatolyevich Egorov.

Koloneli Egorov, është oficer i lartë i FSB-së. Ai për punën e tij është dekoruar shumë herë si nga KGB, pjesë e së cilës ishte para shpërbërjes së BRSS-së, ashtu edhe nga FSB-ja tani. Egorov së fundmi është dekoruar për rolin e tij në okupimin rus të Krimesë.

Egorov gjatë shërbimit ishte pjesë e Drejtorisë së V-të të KGB-së e njohur edhe si Njësia për Operacione Speciale. Pas themelimit të FSB-së, Egorov bëhet pjesëtarë i njësisë special Specnaz, trashëgimtare e Vimpel.

Egorov ishte pjesëmarrës në konfliktet ushtarake në Gjeorgji dhe Ukrainë

Gjatë konfliktit në Ukrainë, Egorov ishte i angazhuar në pjesën lindore të saj dhe shfrytëzonte emrin operativ “Elbrus”. Detyrë e Egorov ishte dislokimi i Sistemeve Kundërajrore ruse (BUK) në Ukrainës lindore, pjesë e cila është nën kontrollin e forcave paramilitare ruse.

Nga një raketë e shkrepur nga sistemi kundërajrorë BUK, me 17 qershor 2014 ishte rrezuar aeroplani i udhëtarëve malezianë MH17, ku si pasoj e rrëzimit kishin vdekur 298 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit.

Lexo po ashtu Po spiunonte për Rusinë, Ukraina arreston gjeneralin e shërbimit të sigurisë

Ende është i freskët rasti i arrestimit të gjeneralit të Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës (SBU), Valery Shaitanov, me akuzën për tradhti dhe se po punonte për Rusinë. Igor Egorov, është personi i cili e kishte në kontakt Shaitanovin. Në një përgjim të SBU-së ukrainase dëgjohet se si Egorov negocionte me Shaitanovin dhe një person tjetër për vrasjen e disidentit çeçen Adam Osmayev, i cili në atë kohë ishte duke jetuar në Ukrainë. Palët ishin marr vesh që vrasja të bëhet për 200 mijë dollarë.

Foto e vëzhgimit e shkrepur në Hamburg, ku shihet koloneli Igor Egorov me vrasësin e kontraktuar për vrasjen e Adam Osmayev. SBU ukrainase së bashku me shërbimin gjerman, kishin përcjellë lëvizjet e Egorov, gjatë qëndrimit të tij në Gjermani.

Sulmi ndaj Adam Osmayev kishte ndodhur në Kiev më 30 tetor 2017, por sulmuesi nuk kishte arritur ta vras Adam Osmayev. Gjatë sulmit kishte mbetur e vdekur bashkëshortja e tij Amina Okuyeva, e cila gjatë sulmit ishte së bashku me Adamin.

Shërbimi ukrainas kishte qenë duke i përcjellë lëvizjet e Igor Egorov dhe kishte planifikuar që në rast që udhëton në Evropën Perëndimore, të kërkonte arrestimin e tij.

Egorov kishte rezervuar një biletë aeroplani dhe kishte planifikuar të fluturonte nga Moska për Frankfurt më 4 mars 2020, ku kishte planifikuar të qëndronte deri më 9 mars 2020. Por papritmas me 28 shkurt, Egorov kishte anuluar rezervimin e biletës për Frankfurt.

Nuk është ende e qartë se a kishte ndodhur anulimi i rezervimit për shkak të fillimit të pandemisë së Coronavirusit, apo kishte rrjedhje të informacionit për planet e Ukrainës për arrestimin e tij.

Aktiviteti i Igor Egorov tregon më së miri për agresivitetin e shërbimeve sekrete ruse, të cilat shërbime ende si metoda pune kanë likuidimin e kundërshtarëve, që vlerësohet që pengojnë planet ekspansioniste të presidentit Vladimir Putin. /Telegrafi/

Exit mobile version