Telegrafi

Zbulohet identiteti i personit që mund ta ketë masakruar milionerin në Nju Jork, me motosharrë e kishte copëtuar

Milioneri Fahim Saleh i cili të enjten u gjet i copëtuar në apartamentin e tij në Nju Jork, sipas të gjitha gjasave është vrarë nga asistenti i tij Tyres Devon Haspil, shkruan BBC.

Haspil akuzohet se në orët e para të mëngjesit ishte futur në apartamentin e shefit të tij të cilin fillimisht e ka “mashtruar”, dhe më pas me thikë i ka shkaktuar plagë vdekjeprurëse, transmeton Telegrafi.

Sikur kjo të mos i mjaftonte, ai më pas ka marrë motosharrën me të cilën ia ka prerë trupin, duke ia futur gjymtyrët e trupit nëpër qese të najlonit.

E gjatë hetimeve, te prona e tij janë gjetur dhjetëra mijëra dollarë të Salehit.

Lexo po ashtu Milioneri gjendet i copëtuar në Nju Jork, motra e tij futet në apartament dhe has në skenën rrëqethëse – dyshohet për ekzekutim “profesional”

“I dyshuari merrej me financat dhe punët e tjera të viktimës. Gjithashtu tek ai është gjetur një sasi e madhe e parave që i përkisnin të ndjerit”, thuhet në kumtesën e policisë.

Trupin e milionerit e ka gjetur motra e tij, e cila kishte shkuar për ta vizituar pasi ishte brengosur që nuk i është lajmëruar në telefon.

Siç raportojnë mediat italiane, kamerat e sigurisë kanë filmuar Salehun duke u futur në ndërtesë me një burrë.

Të nesërmen trupi i tij është gjetur i copëtuar, kurse motosharra është gjetur brenda apartamentit. /Telegrafi/