Milioneri Fahim Saleh i cili të enjten u gjet i copëtuar në apartamentin e tij në Nju Jork, sipas të gjitha gjasave është vrarë nga asistenti i tij Tyres Devon Haspil, shkruan BBC.
Haspil akuzohet se në orët e para të mëngjesit ishte futur në apartamentin e shefit të tij të cilin fillimisht e ka “mashtruar”, dhe më pas me thikë i ka shkaktuar plagë vdekjeprurëse, transmeton Telegrafi.
Sikur kjo të mos i mjaftonte, ai më pas ka marrë motosharrën me të cilën ia ka prerë trupin, duke ia futur gjymtyrët e trupit nëpër qese të najlonit.
E gjatë hetimeve, te prona e tij janë gjetur dhjetëra mijëra dollarë të Salehit.
“I dyshuari merrej me financat dhe punët e tjera të viktimës. Gjithashtu tek ai është gjetur një sasi e madhe e parave që i përkisnin të ndjerit”, thuhet në kumtesën e policisë.
Trupin e milionerit e ka gjetur motra e tij, e cila kishte shkuar për ta vizituar pasi ishte brengosur që nuk i është lajmëruar në telefon.
Siç raportojnë mediat italiane, kamerat e sigurisë kanë filmuar Salehun duke u futur në ndërtesë me një burrë.
Të nesërmen trupi i tij është gjetur i copëtuar, kurse motosharra është gjetur brenda apartamentit. /Telegrafi/