Një tragjedi e tmerrshme ka shokuar Shtetet e Bashkuara, kur Salvador Ramos, 18-vjeç, u fut në një shkollë fillore në qytezën Uvalte të Teksasit, dhe vrau 19 nxënës të moshës nga 7 deri në 10-vjeç si dhe dy mësuese.
Mësuesja që merrej me klasat e katërta, Eva Mireles, është viktima e parë e masakrës në këtë shkollë, që autoritetet kanë arritur ta identifikojnë.
Siç raporton New York Times, Eva është vrarë derisa tentoi të mbronte fëmijët nga vrasësi, i cili u shëtit nëpër shkollë dhe hapi zjarr, transmeton Telegrafi.
Gazetarët amerikanë kanë arritur të bisedojnë me tezen e saj – Lydia Delgado. Sipas saj, Eva prej 17 vitesh punonte si mësuese dhe ishte në të 40-at.
JUST IN- First victim of the Uvalde school massacre has been identified as Eva Mireles, a 4th Grade Teacher at Robb Elementary.
Photos from aunt Lydia Martinez Delgado
Latest info here-> https://t.co/4u3tz7ww6f pic.twitter.com/OZkOjUnU5m
— KSAT 12 (@ksatnews) May 24, 2022
Delgado theksoi se Eva ishte shumë e mirë me të gjithë, dhe se vazhdimisht e thoshte publikisht se ndihet krenare që jep mësim në shkollën, ku nxënësit ishin kryesisht latino-amerikanë.
“Mbesa ime humbi jetën në këtë tragjedi, edhe sa do të zgjasë kjo? Nuk kam menduar se një gjë e tillë mund të ndodhë këtu – tani duhet të lutemi për të gjithë – për fëmijët, familjet dhe Shtetet e Bashkuara”, shtoi ajo. /Telegrafi/