Site icon Telegrafi

Zbulohet identiteti i dy grave që u liruan nga Hamasi

Grupi palestinez Hamas ka liruar dy pengje të tjera, ka konfirmuar sot Kryqi i Kuq.

Tanimë u bë i ditur identiteti i tyre dhe bëhet fjalë për Yocheved Lifshitz, 85-vjeçare dhe Nurit Cooper, 79-vjeçare, transmeton Telegrafi.

Yocheved Lifshitz

Siç raporton Sky News, të dyja u nxorën nga Gaza përmes vendkalimit Rafah në Egjipt dhe të dyja janë parë duke u vendosur në ambulanca, sipas pamjeve të shfaqura në mediet egjiptiane.

Nurit Cooper

Dy gratë dhe burrat e tyre u rrëmbyen nga shtëpitë e tyre në ‘kibutzin’ e Nir Oz pranë kufirit të Gazës, gjatë mobilizimit të luftëtarëve të Hamasit në komunitetet jugore izraelite më 7 tetor.

Burrat e tyre ende nuk janë liruar.

Kishte spekulime fillestare nga mediat izraelite dhe mediat ndërkombëtare se 50 pengje do të liroheshin nga Gaza.

Hamasi ditë më parë pati liruar dy pengje të tjerë, një grua dhe vajzën e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version