Site icon Telegrafi

Zbulohet identiteti i çekëve që u arrestuan në Ferizaj me dron dhe flamuj të Serbisë

Sot Policia e Kosovës i ka ndaluar tetë çekë, ku iu është zënë një flamur i Serbisë, një flamur anti kombëtarë, një dron, një kamerë, dy radiolidhje dhe gjashtë thika të vogla.

Lajmin dhe identitetin e tyre për Telegrafin e ka konfirmuar zyrtari për informim nga Policia e Kosovës në Ferizaj, Mehmetali Hajdini.

Vetë Hajdini ka qenë i përfshirë gjatë ditës së sotme në këtë aksion, duke treguar edhe detaje të aksionit.

Lexo po ashtu Arrestohen tetë shtetas çekë, iu konfiskohet droni me flamurin "Kosova është Serbi" që planifikonin ta ngrisnin në stadiumin 'Fadil Vokrri'

Gjashtë nga tetë çekët e arrestuar janë: Jan Zorabic, Tereza Honkova, Jan Stiler, Jakub Grus, Filip Cervenka, Nikola Zborilova.

Sipas Hajdinit, çekët janë futur në Kosovë, në herët.

Ata kanë vizituar komunën me shumicë serbe, Shtrepcën, ku janë takuar me nxënës në shkollat serbe.

Mjetet e zëna dyshohet se ata i kishin planifikuar që t’i përdorin në ndeshjen e Kosovë – Çeki, ku do të shfaqej flamuri në dron.

“Mund të konfirmojë se një aksioni i  Policisë së Kosovës gjatë ditës së sotme janë arrestuar tetë shtetas nga Çekia të cilëve u janë konfiskuar një flamur i Serbisë, një flamur anti kombëtarë, një dron, një kamerë, dy radiolidhje dhe gjashtë thika të vogla”.

“Dyshimet janë se do t’i përdornin këto mjete në ndeshjen e Kosovës me Çekinë. Aktualisht personat janë duke u intervistuar”, ka deklaruar Hajdini për Telegrafin.

Ndeshja Kosovë-Çeki do të zhvillohet të shtunën nga ora 15:00. /Telegrafi/

Exit mobile version