Pesë qytetarë të Ohrit së bashku me dy persona nga Velesi janë të dyshuar për ndërmjetësim të prostitucionit dhe trafikim me njerëz, nga qershori i këtij viti deri në tetor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
I dyshuari i parë M.A ka krijuar grupin nga anëtarët F.A (djali i tij), D.A (gruaja e tij), B.N, Z.D, dhe O.Ç të cilët kanë pasur për qëllim shfrytëzimin e viktimave për prostitucion dhe trafikim gjatë periudhës nga qershori deri në tetor të 2016. Ata për shumën e 3000 denarëve “klientëve” të tyre u kanë dhënë shërbime seksuale në restorantin “Filip Astor” në Ohër. Shyrytëzimin e viktimave e kanë bërë çdo ditë prej orës 21 deri në 5 të mëngjesit, ndërsa me kërkesë të “klientëve”, “viktimat i kanë transportuar me makinë ku ka pasur rast që me makina kanë udhëtuar edhe anëtarë të grupit kriminal.
Nga gjyqtari i kësaj procedure, disa të dyshuarve u është caktuar paraburgim prej 30 ditëve ndërsa disa të tjerëve masa e arrestit shtëpiak./Telegrafi/