Telegrafi

Zbulohet gjinia e foshnjës së katërt të çiftit Ermal dhe Ariana Fejzullahu

Foto: Ermal Fejzullahu/Instagram

Është bërë e ditur tashmë se këngëtari Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij, Ariana, do të bëhen prindër për herë të katërt.

Së fundmi është zbuluar edhe se gjinia foshnjës së katërt është vajzë.

Ermali dhe Ariana janë prindër edhe të tre fëmijëve të tjerë, përkatësisht dy vajza dhe një djalë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Familja jetojnë së bashku në Prishtinë, gjersa do të mirëpresin së shpejti në jetë anëtarin e gjashtë të tyre.

Ermali ndërkohë vazhdon të jetë shumë i angazhuar me projekte muzikore dhe koncerte të shumta.

Projekti i tij i fundit muzikor mbetet kënga “Zanati i vjetër”, të cilën ai e solli muaj më parë dhe u prit mirë nga fansat e tij. /Telegrafi/