Ky është momenti drithërues kur një gjarpër kolosal u zbulua i gjallë – dhe ishte aq i madh sa duhej të hiqej nga një vinç.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet, të cilat janë parë 79 milionë herë në TikTok tregojnë zvarranikun e madh duke u tërhequr nga toka nga një ekskavator.
Trupi i gjarprit është i zënë në lugën e ekskavatorit, por çuditërisht pothuajse prek në tokë, për shkak të madhësisë që ka.
Punëtorët duket se kanë hasur në këtë bishë derisa po pastronin një pjesë të pyllit tropikal të Dominikës.
Një tjetër video e ndarë nga e njëjta llogari @fakrulazwa, tregon punëtorët që hasin në vështirësi për ta futur krijesën në bagazhin e një makine. /Telegrafi/
@toyibalwi(ib: @fakrulazwa ) ##mythology ##komedi ##timetravel