Telegrafi

Zbulohet emri i lojtarit që kishte raporte të tensionuara me Benzeman në Kampionatin Botëror

Detaje të reja në lidhje me largimin e ashpër të Karim Benzemas nga Franca janë shfaqur, me praninë e tij që thuhet se ka shkaktuar tension me Antoine Griezmann, ndërsa të tjerët kishin frikë se ai do të kishte një ndikim të keq në Katar.

Ylli i Real Madridit u dërgua në shtëpi në prag të turneut pas një lëndimi, por kishte disa spekulime se ai mund të ishte kthyer për në finale pasi luajti në një miqësore për Real Madridin.

Megjithatë, ai raportohet se refuzoi mundësinë për t’u rikthyer në Katar pasi u grind me trajnerin Didier Deschamps, dhe shkoi në mediat sociale për të konfirmuar se ai ka vendosur të pensionohet nga karriera e tij ndërkombëtare.

Më shumë detaje se pse Benzema zgjodhi të tërhiqej nga ndeshjet ndërkombëtare tani kanë filluar të dalin me gazetën spanjolle AS që raporton se Griezmann ndjeu se prezenca e tij në zhveshtore kishte filluar të shkaktonte përçarje.

Raportimim vazhdon duke pretenduar se Griezmann ishte ‘i shqetësuar’ se sa pak ai shfaqej në mediat sociale në krahasim me Benzeman, gjë që gati shkaktoi një ‘takim ekzekutiv’ me Federatën Franceze të Futbollit për të adresuar këto shqetësime.

Largimi i bezdisshëm i fituesit të Topit të Artë nga Kampionati Botëror vazhdon të dominojë titujt kryesorë pas humbjes së vendit në finale nga Argjentina, ndërsa 35-vjeçari ua bëri ‘unfolloë’ pothuajse të gjithë lojtarëve të Francës në Instagram.

Me Griezmann që ka raporte të acaruar me Benzeman, AS po raporton gjithashtu se dy të tjerë që nuk ndiqen më nga Benzema janë edhe Olivier Giroud dhe kapiteni i Les Bleus, Hugo Lloris – që gjithashtu thuhet se kanë ‘shprehur dyshime’ mbi ndikimin e Benzemas në skuadër.

Paul Pogba, i cili nuk u thirr në skuadrën e Francës në Botëror për shkak të lëndimit, besohet gjithashtu se ka dyshime për rolin e Benzemas në ekip. /Telegrafi/