Site icon Telegrafi

Zbulohet emri i aktorit hollivudian me virusin HIV/AIDS

Aktori i Hollivudit Charlie Sheen është zbuluar se është personi i diagnostikuar pozitiv ndaj virusit HIV/AIDS, pretendon një ueb-faqe e rëndësishme amerikane.

Ylli pritej të fliste në programin America’s Today në mëngjes por ueb-faqja Radar e ka rrëfyer identitetin e tij përpara se ai të shfaqej nëpër ekrane.

Spekulimet thonin se Sheen do të zbulohej gjatë javës nga një revistë amerikane për sëmundjen që ka.

Por producentët e emisionit të mëngjesit cicëruan sot në rrjet duke lajmëruar se do të intervistonin aktorin.

“Nesër në Today: @charliesheen flet për @Mlauer në një intervistë direkte rrëfyese”.

Exit mobile version