Taulant Xhaka është njëri nga futbollistët më të mirë në kampionatin zviceran.
Mesfushori shqiptar ditë më parë ka vazhduar kontratën e tij me Baselin edhe për pesë vite dhe dot ë jetë në ‘St Jacob Park’, deri në vitin 2021.
Edhe pse kishte oferta të rëndësishme, Xhaka vendosi t’i qëndroi besnik Baselit.
Por përkundër besnikërisë, Taulanti nuk e ka marrë shiritin e kapitenit te Baseli.
Është zbuluar nga mediat zvicerane se pse prishtinasi nuk është kapiten i kampionit në fuqi të Zvicrës.
“Taulanti është një futbollist fantastik. Ai gjithmonë ka treguar se është një futbollist i madh dhe besnik ndaj Baselit”.
“Gjatë verës ai nuk ishte i sigurt nëse do të qëndron dhe kjo është arsyeja që shiriti i kapitenit iu dha tjetër kujt. Në fakt Taulanti nuk preferon shumë të flasë në media dhe kjo është e gjitha”, ka deklaruar Georg Heitz drejtori sportiv i Baselit. /Telegrafi/