Site icon Telegrafi

Zbulohet e vërteta për dritat misterioze mbi qiellin e Kalifornisë

Ekspertët kanë njoftuar se vijat misterioze të dritës në qiellin e natës mbi Kaliforni nuk ishin UFO, meteorë e as satelitë Starlink.

Së fundmi, dritat mbi Sand City, Carmel dhe Salinas të Kalifornisë, kanë shkaktuar një stuhi spekulimesh në internet, përcjell Telegrafi.

Disa nga teoritë më të njohura përfshinin kometat, meteorët, UFO-t dhe mbeturinat e raketës SpaceX të Falcon 9.

Por, Jonathan McDowell, astrofizikanti dhe gjurmuesi satelitor, tha se vijat e dritës dukeshin të jenë modul orbital i anijes kozmike të Kinës, Shenzhou 15, e cila binte në Tokë.

Ndryshe, Shenzhou 15 transportoi tre astronautë në stacionin hapësinor Tiangong në nëntor të vitit 2022, ndërsa moduli orbital i i saj është përdorur për t’u dhënë hapësirë shtesë astronautëve për të kryer eksperimentet e tyre shkencore.

Pasi që moduli nuk ishte projektuar pët t’u kthyer në Tokë, bëhet e ditur se ai qëndroi në orbitë deri në kthimin e tij brenda natës kur edhe ndriçoi qiellin e Kalifornisë. /Telegrafi/

Exit mobile version