Telegrafi

Zbulohet e vërteta për bonusin e Liverpoolit nëse Coutinho fiton Ligën e Kampionëve me Bayernin

Liverpooli nuk do të ketë asnjë bonus shtesë nga Barcelona nëse Philippe Coutinho fiton finalen e Ligës së Kampionëve të shtunën me Bayern Munichun.

Java e fundit ka qenë e mbushur me thashetheme rreth një bonusi që Liverpooli mund ta fitojë nga Barcelona nëse Coutinho fiton Ligën e Kampionëve.

Ka pasur pretendime se Barça duhet të paguajë edhe pesë milionë tjera shtesë te Reds, nëse Coutinho do të fitojë trofeun evropian, edhe pse i huazuar te Bayerni.

Por, këto pretendime rezultojnë se nuk janë të vërteta dhe nuk ka ndonjë bonus të veçantë rreth kësaj arritje.

Sipas Liverpool Echo, marrëveshja e Liverpoolit me Barcelonën kishte negociuar një klauzolë jo për Ligën e Kampionëve, por një që e pengon Barcelonën të transferojë ndonjë lojtar tjetër të Reds deri në vitin 2020.

 Coutinho duke i shënuar Barcelonës (Foto: Manu Fernandez/Pool via Getty Images)

Marrëveshja mes dy palëve ishte e vlefshme 106 milionë dhe me bonuse tjera në vlerë prej 36 milionë eurosh dhe Reds janë vetëm edhe 4.4 milionë për ta marr çmimin e plotë të marrëveshjes prej 140 milionë eurosh.

Kësti i fundit do të paguhet në momente të caktuara të bazuara në paraqitjet e lojtarit me vetë Barcën. /Telegrafi