Telegrafi

Zbulohet e dashura e Robert Berishës

Këngëtari i njohur shqiptar, Robert Berisha, feston ditën e sotme (e diel) ditëlindjen.

Ai ka mbushur plot 46 vite jetë dhe me këtë rast ka marrë një dedikim të veçantë nga partnerja.

Ana Skrel siç shihet është e dashura e re e artistit, e cila e ka uruar përmes një postimi në InstaStory.

Foto: Screenshot/Instagram

“Urime ditëlindjen burrit që ma rrëmbeu zemrën”, ka shkruar ajo në Instagram.

Lexo po ashtu Robert Berisha fotografohet sërish në krahët e një vajze - shfaqen bashkë në palestër

Deri më tani, prezantuesi nuk ia kishte zbuluar imazhin dhe identitetin partneres së re.

Sidoqoftë, disa fotografi mes tyre nuk kanë munguar në rrjete sociale, por pa zbuluar më shumë.

Roberti viteve të fundit është komentuar për disa romanca të reja, ndonëse nuk kanë qenë të konfirmuara. /Telegrafi/