Telegrafi

Zbulohet e dashura e re e Feros

Fero (Foto: YouTube/ZzapnChriss Onrecords)

Fero duket se nuk është më ‘single’.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Feronit Shabani, u shfaq kohë pas kohe kontravers, madje puthi prezantuesen e njohur, Roza Lati.

Tash është zbuluar se reperi ka të dashur dhe daljet me të i bën në Evropë.

Mediat shqiptare besojnë se Arbenita Ismajli është e dashura e Feros, ndërsa dyshja kanë publikuar foto nga i njëjti vend në Gjermani.

Prive publikoi foton e çiftit që besohet se tashmë është dyshja e re e estradës shqiptare.

Arbenita Ismajli jeton në Londër dhe natyrisht se takimet me Feron zhvillohen në Evropë, kurse lidhja e tyre mbetet në distancë pasi Fero është i angazhuar në Kosovë.

Fero njihet për deklaratat e tij bombastike, ku së fundmi tha se është “25 vjet” përpara pjesës tjetër të hip hop skenës. /Telegrafi/