Telegrafi

Zbulohet data e supozuar e prezantimit të telefonit të ri Xiaomi 13 Ultra

Duke u nisur nga lansimi i Xiaomi 12S Ultra në vitin e kaluar, gjë e cila ndodhi në muajin korrik, është pak herët për të folur rreth Xiaomi 13 Ultra.

Por nga GSM Arena shkruajnë se tani i kanë 2 indikatorë të qëndrueshëm në të cilat ata bazohen se Xiaomi është gati që ta lansojë modelin Ultra të këtij viti gjatë këtij muaji.

Informata e fundit vije nga një shitës kinez në internet i cili e ka shfaqur një event të ri të Xiaomi në faqen e saj kryesore. Ky event do të mbahet me datë 18 prill në ora 19:00 sipas kohës lokale, transmeton Telegrafi.

Dhe përderisa Xiaomi 13 Ultra nuk përmendet askund, “teaser-i” nga Leica ditën e djeshme, mbështet informacionet për një lansim të hershëm, dhe në “teaser” shkruhej: “Shihemi këtë muaj”.

GSM Arena thotë se telefoni për të cilin ata kanë shkruar është një version kinez, prandaj nuk ka të ngjarë që ky telefon të dalë edhe në tregun global gjatë periudhës së njëjtë, por përreth një ose dy muaj pas prezantimit zyrtar në Kinë. /Telegrafi/