Nëse jeni në kërkim të disa prej telefonave premium që pritet të lansohen në pjesën e fundit të vitit, atëherë mund të doni të ruani datën, sepse në sajë të një udhërrëfyesi të zbuluar të Verizon, ne kemi një ide se kur Samsung Galaxy Note 10 mund të dal në treg.
Informata vjen në sajë të një postim në Twitter nga Evan Blass i cili e ndau udhërrëfyesin në profilin e tij.
Sipas postimit, Samsung Galaxy Note 10 mund të lansohet në gusht, pasuar nga Google Pixel 4 në mes të tetorit. Blass ka zbuluar gjithashtu një datë të mundshme të lasnimit për iPhone 2019, për pjesën e fundit të shtatorit.
Ky informacion nuk vjen me të vërtetë si një surprizë pasi që Apple tradicionalisht ka zgjedhur të lansoj iPhone-ët e tyre në shtator.
Data e lansimit të Note 10 gjithashtu nuk vjen si një surprizë, pasi Note 9 gjithashtu u lansua rreth gushtit. Sa për Pixel 4, Google vetë ka ndarë konceptin zyrtar të telefonit pas rrjedhjeve dhe thashethemeve të ndryshme.
Blass ka një rekord shumë të mirë për këto informata, kështu që ekziston një shans që kjo të mund të jetë e vërtetë. /Telegrafi/