Site icon Telegrafi

Zbulohet çmimi i palltos së famshme të Era Istrefit në klipin “Bonbon” (Foto)

Këngëtarja e njohur Era Istrefi njihet si njëra prej artisteve më kontarverse të estradës.

Viti 2016 ishte një nga më të suksesshmit për këngëtaren, e cila preku majën e suksesit me projektin e saj “Bonbon”.

Në këtë klip, i cili është i punuar mjaft thjeshtë, Istrefi shfaqet gjatë gjithë kohë duke performuar me një pallto shumë të bukur jeshile, dhe me ngjyrë rozë.

Lexo po ashtu Era Istrefi është krejt tjetër (Foto)

Improvizime të palltove të tilla ka pasur shumë në tregun e Kosovës, mirëpo palltoja në fjalë është e markës së njohur “Lined Parka”.

Çmimi i saj sillet rreth 5500 euro, ndërsa nuk është më të rekomanduarat nga kritikët e modës këtë vit.

Këngëtarja Istrefi duket se bën shumë kujdes në përzgjedhjen e veshjeve të saj, ndaj dhe mesa duket nuk e ka problem të harxhojë edhe aq shumë. /Telegrafi/

Exit mobile version