Gjatë vitit të ardhshëm lansohet një nga modelet më të rralla nga Ferrari.
Drejtuesi i kompanisë, Sergio Marchionne, ka bërë të ditur se sa do të kushtojë kjo super-veturë, që është pritur për një kohë të gjatë, transmeton Telegrafi.
Të interesuarit që duan të kenë një LaFerrari Spider, duhet të paguajnë hiq më pak se 5.1 milionë euro.
Derisa shumë e kanë vënë në pikëpyetje këtë shumë të lartë, Marchionne është arsyetuar duke thënë se “kompania ka shumë vite përvojë”.
Sidoqoftë, ende nuk bëhet i ditur asnjë detaj mbi veturën. /Telegrafi/