Në orët e fundit është rritur pesimizmi në lidhje me rinovimin e Ousmane Dembeles me Barcelonën.
Nëse mbrëmjen e djeshme të së mërkurës doli në pah se takimi mes dy palëve kishte qenë shumë i tensionuar, sot dihen arsyet.
Arsyeja kryesore është shuma ekonomike e kërkuar nga agjentët e Dembeles dhe më shumë duke marrë parasysh situatën delikate financiare të klubit.
Siç zbulohet nga TV3, lojtari ka kërkuar 30 milionë euro bruto në sezon, një pagë më e lartë se ajo aktuale, por që ndryshon në vartësi të ndeshjeve të zhvilluara.
Kësaj shifre duhet t’i shtohen edhe bonuset e agjentit dhe bonus rinovimi edhe për lojtarin.
Ky propozim është totalisht jashtë mundësive që ka Barcelona sot.
Tani koha po shkon kundër Barcelonës me Dembelen që kontrata i përfundon në këtë qershor dhe mund të fillojë negociatat më 1 janar me klubin që dëshiron.
Të dyja palët kanë negociuar për shumë muaj pa arritur në asnjë pikë të përbashkët.
Francezi ka propozime në tavolinë, veçanërisht nga Liga Premie, por edhe nga Juventusi më të cilët flitet se ka një marrëveshje verbale./Telegrafi/