Sulmuesi i Atletico Madridit, Samu Omorodion nuk do të transferohet në ‘Stamford Bridge’ pasi kjo lëvizje dështoi në momentet e fundit.
Transferimi i reprezentuesit spanjoll tek Chelsea këtë verë ishte konfirmuar, por sipas raportimeve të ndryshme marrëveshja mes Atleticos dhe Chelseat tani ka dështuar dhe sulmuesi do të rikthehet në Madrid.
Siç raporton Relevo, dy klubet dhe lojtari ishin pajtuar për transferimin e tij dhe ai kishte udhëtuar direkt ne Londër nga Parisi pasi fitoi medaljen e artë me Spanjën duke mposhtur nikoqirët në finale.
Sidoqoftë, 20-vjeçari nuk u paraqit në finalen e medaljes së artë për shkak të një lëndimi.
Është raportuar se ky lëndim që e mbajti atë larg finales së ‘Paris 2024’ ishte arsyeja kryesore pse testet mjekësore tek Chelsea nuk dolën ashtu siç pritej.
Pasi Omorodion nuk është më një opsion për ekipin e Enzo Marescas, klubi tano po diskuton mundësinë e rikthimit të Joao Felix nga Atletico Madridi.
Felix kishte luajtur për gjashtë muaj në formë huazimi në Londër gjatë sezonit 2022/2023, para se të transferohej tek Barcelona në formë huazimi edicionin që lamë pas.
Kishte thashetheme se transferimi i dështuar i Omorodion do të prek lëvizjet e Conor Gallagher dhe Julian Alvarez tek Atletico Madridi, sidoqoftë, Relevo ka bërë me dije se ekipi i Diego Simeones ka besim se këto dy marrëveshje do të shkojnë deri në fund./Telegrafi/